Në një video tashmë virale në rrjet, Egla Ceno duket se ka nxjerrë sërish keq produksionin e “Big Brother VIP Albania”.
Ndryshe nga çfarë tregon rregullorja e “rreptë” e Vëllait të madh, ku thuhet se banorët janë totalisht të izoluar nga bota e jashtme, Egla në një diskutim me Julin, përmend rastin e rëndë të ndodhur më 2 Maj në Shkodër, atë të Alma Arazit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 2 maj. Alma Arazi dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna, bashkë me 3 fëmijët e saj të mitur, 2 vajza dhe 1 djalë. I dyshuar kryesor për krimin e rëndë është bashkëshorti i Alma Arazit, Ergys Arazi, babai i tre fëmijëve. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë në familje, gjë që ka shtyrë 39-vjeçaren drejt aktit të vetëflijimit. Ndërkohë që sherri në familje kishte nisur prej kohësh, pasi Alma Arazi zbuloi tradhtinë e bashkëshortit.
Deri më tani, 31-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat duke u mbrojtur me pretendimin se e shoqja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Familjarët pretendojnë se Arazi kishte një lidhje tjetër jashtëmartesore, detaj që është marrë si pistë hetimi nga autoritetet.
lokimagazine