ShowBizzz

Më në fund, Zayn Malik tregon arsyen (e vërtetë) të ndarjes nga Gigi Hadid!

Zayn Malik ka folur hapur për lidhjen me Gigi Hadid, dhe per ndarjen me te,fajesoi veten. Këngëtari dhe modelja u lidhën në vitin 2015 dhe qendruan bashke deri tetorin e 2021-shit. Në 2020, ata u bënë prindër të një vajze, Khai. Në kohën kur çifti u nda përfundimisht, Khai ishte një vjeçe.

Më në fund, Zayn Malik tregon arsyen (e vërtetë) të

Zayn shprehet se nuk ka njohur plotësisht veten, gjë që ka çuar në ndarje. “Nga 21 deri 27 vjeç, isha me Gi, lindëm një fëmijë dhe nuk mora shumë kohë që të njihja veten”.

Më në fund, Zayn Malik tregon arsyen (e vërtetë) të

“Është më e pjekur që të marrësh kohën tënde përpara se t’i përkushtohesh plotësisht një qenieje tjetër njerëzore si partnere”, pohoi kengetari në një intervistë për Nylon. Sa per te bijen, Malik tha se : “Unë e mbaj vajzën time vetëm 50% të kohës. Do ta mbaja 90% nëse do të mundja. Ne shkojmë të shohim Disney on Ice ose vizitojmë parkun e Nickelodeon. Shkojmë në plazh…”.



bal