Fituesi i Eurovision Song Contest, Nemo Mettler i bëri thirrje qeverisë zvicerane të njohë një gjini të tretë në dokumentet zyrtare.
Mettler vuri në dukje se është “absolutisht e papranueshme” që një mundësi e tillë nuk ekziston tashmë në Zvicër, raporton Guardian.
“Duhet të përfaqësohemi edhe në politikë. Është shumë e rëndësishme që njerëzit të ndihen lirë”, tha Mettler, i cili i pyetur pas fitores se me kë do të dëshironte të fliste më parë, pa u menduar, përmendi ministrin zviceran të Drejtësisë Beat Jans.
Të mërkurën, sipas zëdhënësit të tij, ministri i dërgoi Mettlerit një mesazh në të cilin e uroi për fitoren në Eurovizion dhe e ftoi të takoheshin.
18 muaj më parë, qeveria zvicerane hodhi poshtë pikërisht atë propozim, duke deklaruar se modeli i dy gjinive është “i ankoruar fort” në shoqërinë zvicerane.
ks