ShowBizzz

Zayn Malik e thotë më në fund arsyen e ndarjes nga Gigi Hadid!

Zayn Malik ka folur hapur për lidhjen dhe ndarjen me Gigi Hadid. Këngëtari dhe modelja u lidhën në vitin 2015 dhe deri në tetor 2021. Në 2020, ata u bënë prindër të një vajze, Khai. Në kohën kur çifti u nda përfundimisht, Khai ishte një vjeçe.

Zayn shprehet se nuk ka njohur plotësisht veten, gjë që ka çuar në ndarje.

“Nga 21 deri 27 vjeç, isha me Gi, lindëm një fëmijë dhe nuk mora shumë kohë që të njihja veten”.

“Është më e pjekur që të marrësh kohën tënde përpara se t’i përkushtohesh plotësisht një qenieje tjetër  njerëzore si partnere”, shprehet Zayn në një intervistë për Nylon.

Këngëtari foli edhe për vajzën: “Unë e mbaj vajzën time vetëm 50% të kohës. Do ta mbaja 90% nëse do të mundja. Ne shkojmë të shohim Disney on Ice ose vizitojmë parkun e Nickelodeon. Shkojmë në plazh…”.