Fjalimet në një ceremoni martesore nuk janë një “sport” i lehtë për të gjithë! Mund të jetë xhaxhai juaj, vëllai ose shoqja, pak rëndësi ka personi që mban mikrofonin. Pesha qëndron te fjalët dhe aftësia për të mbajtur interesin e dasmorëve të “mbërthyer” pas çdo fjalë dhe historie që tregoni.
Këto fjalime duan një sens tipik humori, ndaj personat që e zotërojnë aftësinë për fjalime të paharrueshme nuk mbështeten vetëm në barsoleta, por ata janë gati të magjepsin të ftuarit me historitë që tregojnë, kujtimet për çiftin e plot detaje të tjera.
Tre shenjat e horoskopit që e kanë të shkruar në yje këtë aftësi janë:
Gaforrja
Gaforret mbajnë fjalime mahnitëse në dasma. Kjo shenjë Uji “zhytet” thellë në gamën e kujtimeve duke ndarë histori që sjellin jo vetëm të qeshura, por edhe lot gëzimi dhe nostalgji. Ka shumë mundësi që gjatë një ceremonie dasme, të lindurit e kësaj shenje të recitojnë poezi ose një tekst emocionues kënge. Është sinqeriteti, ndjeshmëria dhe dashuria e tyre që buron në çdo fjalë dhe magjeps të ftuarit duke e bërë dasmën thjesht të paharrueshme.
Binjakët
Këta mjeshtra të fjalës mund të përziejnë pa sforcim humorin me mesazhet kuptimplote. Binjakët janë në gjendje që të mbajnë fjalime në dasma, ndërsa një kolazh fotosh shfaqet në sfond dhe ata janë gati të tregojnë nga një barsoletë për secilën prej tyre. Kjo shenjë ka energji magjepsëse, pa pasur nevojë të sforcohet. Ata nuk qëndrojnë në një vend gjatë fjalës së tyre, duke folur apo duke mbajtur mikrofonin në dorë, por ata lëvizin nëpër sallë dhe arrijnë të përfshijnë mjeshtërisht edhe të ftuarit.
Luani
Luanët kanë një dhunti të natyrshme për dramë dhe besim të palëkundur, gjë që i bën ata të dallohen si folësit më të mirë në ambiente të mbushura me njerëz. Të lindurit e kësaj shenje, sigurohen që edhe kur ngrenë dollinë e tyre të kenë sa më shumë performancë. Fjalimet e Luanëve nuk janë vetëm për t’u dëgjuar, por edhe për t’u ndier. Ata janë gati të japin të gjitha ndjesitë nga e qara, e qeshura te përqafimet për ta bërë ceremoninë martesore thjesht të paharrueshme.