David Seth Kotkin, i njohur si David Copperfield, është magjistar amerikan. Ai ka fituar 21 çmime ‘Emmy’ dhe mban 11 rekorde ‘Guinness’.
Sipas një artikulli të publikuar në ‘The Guardian’, disa gra, duke marrë shtysë nga lëvizja ‘MeToo’, deklaruan se magjistari David Copperfield i kishte droguar pa pëlqimin e tyre dhe më pas kishte abuzuar me to. Ato pretendojnë se në atë kohë kanë qenë të mitura.
‘Nuk e mbaj mend saktësisht, por për atë Zot, mendoj se isha e droguar’, – tha gruaja, që e kishte takuar David në vitin 1993, pas shfaqjes së tij.
Ndërsa, një tjetër dëshmoi se Copperfield i prekte gjoksin vajzave të ndryshme gjatë performancave live. Fallon Thorton, sot 38 vjeçe, tha se Copperdield i shtrëngoi gjoksin, pasi e ftoi të ngjitej në skenë në janar të vitit 2014. Ndonëse ajo e raportoi ngjarjen në polici, nuk u mor asnjë masë, pasi askush nuk e besoi.
Të gjitha rastet e supozuara mendohen se kanë ndodhur në fund të viteve 1980 dhe 2014. Gratë që e akuzuan thanë se e kishin njohur David Copperfield përmes punës së tij.
Nga ana tjetër, Copperfield i ka mohuar akuzat. Avokatët e tij u shprehën se ai nuk ka bërë kurrë veprime të papërshtatshme, sidomos me të miturat, duke e konsideruar atë të sjellshëm dhe të turpshëm.
‘Pjesa më e madhe e këtyre akuzave janë bërë më parë dhe të gjitha janë po aq false, sa ishin atëherë. David kërkoi ‘provat’ mbi të cilat këto akuza false thonë se mbështeten dhe nuk janë paraqitur. Kurdo që organet ligjzbatuese amerikane kanë hetuar çështje të tilla, janë hetuar imtësisht dhe nuk ka rezultuar asnjë çështje.’
Rikujtojmë se Copperfield është lakuar disa herë për histori abuzimi, ndonëse janë mohuar. Avokatët nga ana tjetër, kanë bërë punën e tyre duke hedhur poshtë çdo akuzë ndaj 67-vjeçarit.