Ditea Berisha dhe Gledis Gegaj ndodhen në ishullin Arameras, ku vetëm njëri prej të dyve do të rikthehet në fermë, në bazë të votave të publikut.
Ditën e sotme dyshja ka eksploruar ishullin, kanë krijuar një lisharëse, kanë trembur njeri-tjetrin dhe na kanë dhuruar momente shumë të bukura, larg pjesës tjetër të fermerëve.
Buçko, gjatë eksplorimit dëshironte të zbriste më poshtë, në një vend pak të rrezikshëm, për të parë se çfarë kishte aty, por u ndalua nga Ditea, e cila me batutë i tha se kurioziteti e solli në Arameras.
“Kurioziteti yt për të hapur zarfin të solli në Arameras Buçko, ndaj mjaft me këto kuriozitete”, i tha Ditea Buçkos. /vizionplus.tv
View this post on Instagram