FermaVIPShowBizzz

Pas keqkuptimit me fjalën bu*e, Himena e kalon diskutimin tek Kosova, fermerët: Po e përdor, bashkë me Shqipërinë quhemi një

Një keqkuptim i Himenës, ndaj fjalës “harbutshe” që i tha Xhesi e ka zhvendosur diskutimin në çështje krahinore.

Gjatë bisedës në dhomën e gjumit, Xhesika është shprehur se Himena është harbutçe, por kjo ka revoltuar fermeren. Himena kujtoi se kjo fjalë do të thotë bu*e, por Xhesika dhe një pjesë e fermerëve e sqaruan.

Por Himena, e zgjati diskutimin, duke thënë se Kosova prej nga ajo vjen ka vuajtur shumë që të bëhet shtet dhe nuk duhet që të tallen me fjalë.

Kjo ka mërzitur jo pak fermerët që kanë qenë të pranishëm, të cilët më pas u larguan të mërzitur.

Por, teksa kanë qenë duke folur për këtë situatë, Gloria ka thënë se Himena e përdori situatën dhe e kaloj temën tek Kosova me tendencë.

“E bëri kastile se harbutshe me bu*e nuk kanë asnjë lidhje. Ajo e di shumë mirë që është arrogancë. Pastaj na e nxorri tek Kosova, ç’lidhje ka Kosova me fjalën harbutshe? Ne nuk kemi prekur asnjë në tema të tilla dhe as nuk kemi ofenduar njeri”, tha Gloria.

“Këto quhen patetizma”, shtoi Xhesika.

“Ne jemi një, të dyja bashkë ne quhemi një”, theksoi Çiljeta./vizionplus.tv