Këngëtarja e njohur shqiptare, Rezarta Shkurta, ka ndarë një dedikim romantik me ndjekësit e saj në rrjetet sociale për partnerin e saj, Ermal Hoxha, me rastin e 18-vjetorit të lidhjes së tyre.
Aho ka publikuar një video të çiftit, duke shprehur gjithë dashurinë e saj për Ermalin.
Rezarta shkroi: “Ndonjëherë më duket sikur të njoha dje, ndonjëherë sikur s’kam jetuar kurrë pa ty. S’më besohet që kanë kaluar 18 vite e gjysmë dhe çmendem për ty akoma dhe më shumë se ditën e parë”.
Historia e dashurisë së Rezartës dhe Ermalit është shembull i një lidhjeje të fortë dhe të qëndrueshme, e cila ka arritur të përballojë sfidat dhe të mbetet e palëkundur ndër vite. Çifti ka edhe një vajzë, Herën.
ks