Kënga e titulluar “Puntería” e Shakirës, është zgjedhur si kënga zyrtare për turneun e futbollit Copa América, i cili do të mbahet nga 20 qershori deri më 14 korrik në Shtetet e Bashkuara me 16 ekipe nga Conmebol dhe CONCACAF.
“Është ngjarja më e rëndësishme e futbollit të vitit, sepse ne e dimë se kjo këngë do të jetë tingulli i verës për fansat në mbarë botën. Është fuqia e kulturës dhe muzikës sonë”, u shpreh Shakira në Univision.
“Puntería”, një nga këngët e albumit “Las Mujeres Ya No Lloran’, përfaqëson rikthimin e saj me botën e futbollit pas ndarjes me Pique.
Kjo është hera e tretë që Shakira sjell një këngë zyrtare për një kampionat të madh futbolli. Në vitin 2010, “Waka Waka” bëri një turne në të gjithë planetin si kënga e Kupës së Botës në Afrikën e Jugut dhe në vitin 2014 “La la” u vendos si kënga zyrtare e Kupës së Botës në Brazil.
bal