Ardhja e Luna Marias në jetë ka sjellë edhe një ndryshim drastik në gjërat materiale të fituesit të edicionit të dytë të BBVA Luiz Ejllit. Këngëtari dhe Kiara Tito u bënë prindër vetëm pak javë më parë dhe duket se po u pëlqen aq shumë sa po e reflektojnë në gjithçka.
Luizi ka postuar një foto në InstaStory ku ka zbuluar një detaj tepër të veçantë: targat e makinës së re mbajnë emrin e vajzës së tij.
“Targa të reja, makinë e re” shkruan ai krah fotos ku duket targa e personalizuar.