Jennifer Lopez ka nxitur thashethemet që qarkullojnë orët e fundit se mund të ketë probleme në martesën e saj me Ben Affleck.
Të enjten, këngëtarja 54 vjeçare pëlqeu një postim në Instagram ku listohen cilësitë e një partneri që mund të çojnë në një marrëdhënie jo të shëndetshme.
Postimi shpjegoi se nuk mund të ndërtosh një marrëdhënie të shëndetshme me dikë të cilit i mungon integriteti dhe siguria emocionale, nuk respekton kohën tënde, i mungojnë aftësitë e komunikimit dhe nuk ka një ndjenjë të fortë për veten.
Dy yjet nuk janë fotografuar së bashku prej 47 ditësh dhe mediat e huaja raportojnë për tensione në martesën e tyre.
Mungesa e paraqitjeve të përbashkëta– ata u fotografuan për herë të fundit së bashku të kapur për dore në New York më 30 mars – ka nxitur spekulimet se mund të ketë probleme mes aktorit dhe këngëtares.
Lopez ishte në New York në prill dhe në fillim të majit duke promovuar filmin e saj ‘Atlas’ dhe duke u përgatitur për ‘Met Gala 2024’, ku ajo mori pjesë pa Affleck.
Ndërkohë, regjisori ka filmuar ‘The Accountant 2’ në bregun perëndimor dhe mori pjesë vetëm në ‘Roast of Tom Brady’.
Sipas burimeve, Jennifer dhe Ben janë në dy faqe të ndryshme në martesën e tyre.
“Jen dhe Ben kanë probleme”, tha një burim për ‘Us Weekly’. “Ata filluan të kishin probleme disa muaj më parë pasi Jen kishte filluar të rriste angazhimet në punë dhe të përgatitej për turneun e saj.”
Sipas burimeve, këngëtarja “është shumë e përqendruar në punë” pasi ajo do të nisë turneun e saj botëror “This is Me… Now: A Love Story” muajin e ardhshëm.
Ditën e djeshme ata u panë veçmas, por të dy kishin në duar ende unazat e tyre të martesës.
Ben u pa në një makinë në Los Anxhelos dhe 51-vjeçari kishte dorën e majtë të varur nga dritarja, duke treguar gishtin e unazës.
Sa i përket Jennifer-it, 54-vjeçarja po mbante unazën e saj teksa mbërriti në një studio kërcimi në L.A.
Çifti, i cili ishte në lidhje nga viti 2002 deri në 2004, u ribashkua në vitin 2021. Ata u martuan në Las Vegas korrikun e ardhshëm, më pas realizuan një dasmë të mbushur me yje për miqtë dhe familjen muajin tjetër.