ShowBizzz

Zbulohet udhëtimi i parë i Mbretit Karli III jashtë vendit, pasi zbuloi se vuante nga kanceri

Mbreti Karli III dhe Mbretëresha Camilla do të shkojnë në Francë më 6 qershor për përkujtimet zyrtare të 80-vjetorit të zbarkimit të Normandisë, ka njoftuar Pallati Buckingham. Ky do të jetë udhëtimi i parë i Karlit jashtë vendit pasi u bë e ditur se ai vuan nga kanceri.

Monarku 75-vjeçar rifilloi daljet publike më 30 prill ndërsa po trajtohej për sëmundjen e tij. Sipas njoftimit, ai do të marrë pjesë në një ceremoni në memorialin britanik Verre-sur-Mer në Normandi. Ndërsa, djali i tij, Princi William, do të marrë pjesë në shërbimin përkujtimor ndërkombëtar në Omaha Beach, së bashku me shumë krerë shtetesh dhe veteranë./abcnews.al