Jetmir Salaj ishte ndër banorët më të komentuar dhe me potencialin për t’u shpallur fitues i “Big Brother VIP Albania”.
Megjithatë, ai mori një vendim të papritur, duke kërkuar të largohet nga programi me arsyen se imazhi i tij po censurohet nga produksioni.
Kjo situatë solli një krisje mes tij dhe produksionit, teksa pas largimit të tij nga shtëpia, Ledioni u shpreh:
“Humbësit më të mëdhenj të kësaj shoqërie janë ata që e kapin me sistemin. Në fakt, ideja është të fitosh me gjithë sistemin”.
Për këtë deklaratë të Ledionit, Jetmiri ka reaguar së fundmi në InstaStory.
Teksa ka publikuar deklaratën e moderatorit, ish-banori shkruan:
“Humbësit më të mëdhenj të një shoqërie janë ata që i përulen sistemit duke u tjetërsuar në formë dhe përmbajtje.”
Më tej Jetmiri ka bërë një tjetër postim, këtë herë për Romeo Veshajn, të cilit i drejtohet si “fituesi i produksionit”.
“Fituesi analfabet i një sistemi pa sistem”.
Jetmiri duket se ka “hedhur dritë” edhe mbi lojën e Egla Cenos dhe Jul Dedës, gjë që e ka treguar edhe gjatë qëndrimit në reality show.
Ai ka shpërndarë një video në të cilën dëgjohet Egla duke iu drejtuar Julit:
“Mësoja atyre (vajzave të tua) masturbimin. Shikoi ato në sy dhe thuaj ke nevojë të masturbohesh. Jo me mua!”.
Një deklaratë mjaft e rëndë kjo që solli debate të forta mes Eglës dhe Julit, situatë e cila degradoi më pas. Dyshja ka patur mjaft momente të ashpra me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së Big Brother VIP, mirëpo sipas Jetmirit, i cili duket se flet me fakte, çdo gjë mes tyre është e mirëmenduar dhe bëhet vetëm “për të kapur Prime-n”— sidomos kur një sjellje e tillë ndodh fill pas ofendimeve për familjarët.
Këtë ai e ka vërtetuar me një video pasuese, ku Egla dhe Juli shihen duke qeshur dhe kaluar momente të bukura krah njëri-tjetrit.
lokimagazine