FermaVIPShowBizzz

Kush fiton sfidën të hënën? Dëmtimi në këmbë, fizioterapisti nuk justifikon Florin: Është rikuperuar prej 3 javësh

Valer Kolnikaj dhe Florian Agalliu u përballën në një sfidë me njëri-tjetrin mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit të Ferma VIP. Gjatë sfidës, dy fermerët u lënduan dhe hasën vështirësi. Flori ka një dëmtim në këmbë dhe Agai ndërpreu lojën dhe vendosi se sfida do të shtyhet për ditën e hënë.

I ftuar ditën e sotme në Ferma Club me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, fizioterapisti Endrit Mone u shpreh se në fakt dëmtimi i Florit ka qenë muskular i gradës së parë dhe është rikuperuar vetëm 48 orë pas dëmtimit. Prandaj sipas tij ky nuk mund të përdoret si justifikim pas disa javësh.

“Dëmtimi që ka patur Flori është një dëmtim që ndodh te muskujt gjatësor. Ndahet në grada dhe besoj që ekzaminimi që i është kryer dmth që ka qenë i gradës së parë. Që nuk merr më tepër se 48 orë kohë. 3 javë kanë qenë të mjaftueshme për të kryer sfidën e djeshme. Nga forca fizike e mbrëmjes së djeshme e ndjen direkt nëse nuk mundesh dhe heq dorë. Unë nuk pash asnjërin nga të dy që mund të hiqte dorë. Me atë që kupova dje ishte një forcë shumë e fortë në gjymtyrët e poshtë. Dhe Flori dominoi, por është edhe ccështje ekulibri. Por mendoj se dominon Flori”, u shpreh fizioterapisti./vizionplus.tv