Prej ditësh po qarkullojnë thashetheme se Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë në prag të divorcit. Edhe pse ata u panë pas 47 ditësh së bashku në një event në Los Angeles për të mbështetur fëmijët e tyre, mediat e huaja të “showbiz” thonë se ata tashmë jetojnë në shtëpi të ndara.
Pak ditë më parë ylli latin është fotografuar në kërkim të një shtëpie në Los Angeles, ndërsa në të njëjtën kohë burime të Page Six raportojnë se edhe Ben Affleck është në kërkim të një shtëpie të re. Në qarqet e pasurive të paluajtshme pëshpëriten se aktori është në kërkim të një shtëpie të re në Qytetin e Engjëjve.
Affleck u kap nga paparacët duke drejtuar makinën e tij sportive në lagjen e pasur Brentwood të Los Angeles, Kaliforni ku, raporton TMZ, ai u pa duke u larguar nga një shtëpi ku kishte kaluar natën. Megjithatë, nga fotot gjithashtu u pa se 51-vjeçari mbante ende unazën e martesës.
Aktori ka qëndruar në shtëpinë e Brentwood javën e fundit. Ish-gruaja e tij, Jennifer Garner, jeton aty pranë. Lopez, 54, u pa gjithashtu duke kërkuar një pronë në Los Angeles të martën.
Si filluan thashethemet e ndarjes
Kohët e fundit, në qarqet e Hollywood filloi të qarkullojnë thashetheme se Bennifers, të cilët u martuan në Las Vegas në korrik 2022 po kalojnë një krizë të madhe në martesën e tyre dhe po shkojnë drejt divorcit.
Bisedat për divorcin nisën kur Lopez mori pjesë e vetme në Met Gala javën e kaluar. Një burim i tha TMZ se Affleck nuk ishte në gjendje të shoqëronte gruan e tij sepse ishte i zënë me xhirimet e “The Accountant 2” në të gjithë vendin.
“Jen dhe Ben kanë probleme në martesën e tyre. Ata filluan të kishin probleme disa muaj më parë, pasi Jen kishte filluar të rriste angazhimet e saj në punë dhe të përgatitej për turneun e saj,” tha një burim për Us Weekly.
InTouch raportoi se çifti po i nënshtrohet psikoterapisë për të zgjidhur problemet që kanë në martesën e tyre. Të enjten mbrëma, Lopez dhe Affleck u panë së bashku në publik për herë të parë në 47 ditë.
Çifti ndoqi një ceremoni për një nga fëmijët e Affleck. Por një burim i tha Daily Mail se dyshja nuk shkëmbyen përqafime dhe puthje dhe gjërat ishin të ftohta mes tyre.
Affleck dhe Lopez blenë një rezidencë masive prej 60 milionë dollarësh në Beverly Hills në qershor 2023 pas dy vitesh kërkimesh intensive.
Thashethemet se ata tani jetojnë në shtëpi të ndara u shtuan edhe më shumë kur Lopez pëlqeu tekstin e mëposhtëm nga trajnerja personale Lenna Marsak: “Nuk mund të ndërtosh një marrëdhënie të shëndetshme me dikë që:
– Nuk ka integritet dhe nuk ofron siguri emocionale. Besimi është themeli i çdo marrëdhënieje. Pa integritet, është e vështirë t’u besosh fjalëve, veprimeve ose qëllimeve të dikujt. Kjo mund të krijojë një mjedis frike, ankthi dhe paqëndrueshmërie emocionale, duke e bërë të vështirë të ndiheni të sigurt në një marrëdhënie.
– Ai nuk e respekton kohën tuaj dhe nuk mendon se është e rëndësishme t’ju përgjigjet në një kohë të arsyeshme.
– Nuk ka aftësi komunikimi.
– Ai nuk e di se kush është dhe çfarë dëshiron”.