ShowBizzz

Banorët komentojnë Romeon

Mbrëmë, Heidi dhe Meritoni kanë patur një debat me njëri-tjetrin, ku nuk kanë munguar as ofendimet. Kjo situatë nuk i ka pëlqyer aspak Romeos, i cili i ka thënë moderatorit se ‘e ka mërzitur shumë duke qenë se e konsideron shok.

Nga ana tjetër, banorët mendojnë se Romeo duhej të mbronte të dashurën e tij. Julia shprehet se mes shokut dhe gruas, zgjidhet gruaja.

Pjesë nga biseda:

Juli: Gabimin e bën ai (Romeo)

Egla: Të futet e të mbrojë të dashurën, se këta merren vesh me njëri-tjetrin apo jo? Janë shokë. T’i thotë ‘çuno je duke e tepruar, mbaj vendin, hajt shnet se po i flet gruas time’.

Juli: Ai ka bërë gabim që në fillim, që kur nuk zgjodhi dot. Aty e ka bërë gabimin

Egla: Po ça janë këto, ia lejojnë njëri-tjetrit po ik

Juli: Ja thashë që pas asaj, sapo doli në publicitet, i thashë ‘e bëre gabim plak’. Mes shokut dhe gruas, zgjidh gruan

Françeska: Unë nuk mendoj se Romeo nuk do të futet, por nuk do të duket sikur po i merr gjënë asaj dhe e lë të përballet vetë

Egla: Një të dashure prej të vërteti, një çun futet edhe si futet ej

Juli: Nuk është kështu se e para, Meritoni duket ashiqare se do me shkuar tek ai

Françeska: A thua?

Juli: Se nuk ka mundësi tjetër. Njeriu e lë, e stopon. E jo ato llafe

Egla: Çfarë i tha? Se dëgjova Bacin që i tha ‘nuk futem në krevatet e tjerëve’.

Juli: I tha ‘o bionde’ dhe ‘unë prej Romeos dhe nuk jam Graciano se e kam në gojë me të thënë një gjë’