ShowBizzz

Ja kush e fiton çmimin e madh të BBV, sipas Françeskës

Françeska Murati ishte banorja që i dha fund rrugëtimit në Big Brother, duke u larguar nga shtëpia më e famshme një javë para finales së madhe. Gjatë intervistës në studio, Françeska është shprehur se loja agresive ishte e vetmja mënyrë që të mbijetonte pas bllokut që i kishin bërë në shtëpi dhe se nuk priste që në këtë rrugëtim të shkonte kaq larg, deri në gjysmëfinale.

E pyetur se kush e fiton Big Brother, Françeska tha se Juli.

Biseda në studio:

Françeska: Unë e di se që në fillim ndoshta kam bërë një lojë pak agresive, por duke qenë se kam hyrë me vonesë ishte e vetmja mënyrë që të… Këtë javë kam dashur të tregojë Françeskën e vërtetë, sikurse jam në përditshmëri dhe jam super super kënaqur. U falenderoj ju që na keni ndenjur sipër kokës.

Unë në këtë rrugëtim nuk kam pritur të shkoja kaq larg, unë maksimumi do haja prillin dhe do dilja.

Ledioni: Po ti hëngre prillin, majin…

Françeska: Pikërisht. Jam shumë, shumë e lumtur. Fakti që mbërrita deri në këtë pikë jam shumë krenare, shumë e lumtur dhe e kam shijuar jashtëzakonisht shumë. Faleminderit të gjithëve dhe të gjithë banorët që ma kanë bërë eksperiencën të bukur, ju dua shumë të gjithëve. Pavarëshisht që kemi pasur gjithë ato debate dhe sherre shpresoj që tani që jemi jashtë t’i…

Arbri: Kush e fiton Big Brother?

Françeska: Unë personalisht shoh ‘kokë më kokë’ Julin dhe Eglën. Por me dëshirë të madhe po them që e fiton Julian Deda.