Si çdo të diel edhe sot emisioni “Shija e Anës” vjen me të ftuar të cilët na mbushin vetëm me energji pozitive.
Kësaj radhe mysafir është aktori, talenti dhe komedianinnga Ulqini, Bashkim Alaj.
Bashkimi nuk është edhe fytyrë e panjohur për publikun kosovar, pasi ai së fundi është bërë pjesë e serialit “ O sa mirë “ ku pikërisht luan rolin e ulqinakut.
Gjatë intervistës, u fol edhe per stand up komedi që ai i ka realizuar disa herë. Ai gjatë bisedës zbuloi se së fundmi personazhin që më së shumti e imiton është kryeministri Albin Kurti.
Ai, Kurtin e paraftyron si një qytetar që lëshon me qira dhoma për pushuesit gjatë verës në Ulqin ku përmend ofertat për pushuesit me frazat “edhe kemi dhoma, edhe s’kemi”.