Dita e sotme në shtëpinë e Big Brother Vip 3 ka nisur e qetë.
Finalja e edicionit të 3 të BBV është shumë pranë dhe banorët po shijjnë ditët e tyre të mbetura në shtëpi. Këtë mëngjes Egla është ngritur me mendime. Gjatë qëndrimit në oborr me Julin, Egla ka kujtuar se e pret një çështje gjyqësore kur të dalë nga shtëpia.
Juli nuk ka ngurruar t’a kthejë edhe në batutë momentin dhe i ka ofruar Eglës një avokat të cilin e ka shok dhe punon kundër tij. Këtë batutë Egla e ka pritur me të qeshura.
Kujtojmë që Egla Ceno, banorja e shtëpisë së edicionit të 3 të BBV ka akuzuar gazetarin, Saimir Kodrën, për ngacmim seksual. Ky i fundit ka reaguar ashpër ndaj aktores duke e dërguar atë në gjyq.
Pjesë nga biseda:
Egla: “ Kam idenë se më pret një gjyq atje jasht. Të çaj kokën me gjyqëra tani”
Juli: “Kam një shok avokat, e kam pa shaka”
Egla: “Po ti na dole kundër ore”
Juli: “S’ka gjë punon kundër meje ai”
ks