ShowBizzz

Arta Kabashi flet për celulitin e thotë se është krejt normal

Arta Kabashi rimori vëmendjen së fundmi, shkak pjesëmarrja e saj në Big Brother Vip Albania, ku pati një rrugëtim të shkurtë por me mjaftë situata, shkruan “Kosovarja”.

Mirëpo për fansat e saj, Arta është e njohur që moti me këngët e saja.

Ajo gjithashtu ndan me ndjekësit e saj në instagram rrugëtimin në palestër dhe duket që e mban trupin në formë dhe kujdeset për të.

Në postimin e fundit në story, ajo shfaqet me bikini, ku shihet edhe pak celulit në trupin e saj. Arta ka shkruar në foto që celuliti është gjë shumë normale edhe nëse ti ushtrohesh në palestër dhe ushqehesh mirë, shkruan “Kosovarja”.



ks