ShowBizzz

Meritoni: Mendoj për një martesë dhe fëmijë me Ilnisën

Meriton Mjekiqi ishte një ndër të ftuarit e episodit të fundit të  ‘Big Brother Live nga Shtëpia’, i cili nuk ka lënë pa përmendur dhe romancën e krijuar brenda shtëpisë së “BBV3” me Ilnisa Agollin, rrugëtimi i së cilës përfundoi pak kohë më parë.

Ai shprehet se me largimin e Ilnisës nga gara, u lëndua shumë, duke bërë kështu fajtore Eglën për largimin e ish-banores.

Ndër të tjera ai rrëfen se pas daljes nga shtëpia mendon për një fejesë, martesë dhe një bebush me Ilnisën.

Pjesë nga intervista:

Meriton: Para se të hyj këtu, më thoshte një shok do lidhesh, do lidhesh, i thoja po ik oreee, jo se nuk lidhem..

Si e fitoi Ilnisa dashurinë tënde?

Merioni: E dua për femrën që është, për nënën, për shpirtin, talentin dhe për dashurinë që më ka dhënë dhe i kam dhënë, thoja a ka mundësi njeri me u dashuru kaq shumë.
Me ikjen e Ilnisës u lëndova, ishte dhoma e bardhë një përjetim tjetër nga çifti në suitë, ishte Egla aty, për mua ishte një lojë e Eglës për me na fut atje dhe që njëri prej nesh të linte shtëpinë. Koha kur Ledioni mori zarfin dhe lexoi emrin e Ilnisës, unë u ula s’kisha dëshirën me u çu me u ngrit, me vazhdu. Mendoj për një beshush, fejesë, martesë jashtë.