Lajme

Temperatura deri në 30 gradë, si parashikohet moti për sot

Parashikohet rritje e mëtejshme e vlerave barike si pasojë e masave ajrore më të ngrohta me origjinë perëndimore. Kjo do të sjellë mot të kthjellët dhe të ngrohtë në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në zonat malore.

Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim vranësirat do të shpeshtohen në të gjithë territorin shqiptar duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por ulen lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 10°C minimalja deri në 30°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë deri në 40 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor dhe Juglindor. Për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Do të mbeten prezente masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë perëndimore duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të Kosovës gjatë orëve të para të ditës. Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Parashikohet që situata e motit të mbetet e njëjtë deri mëngjesin e së martës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 10°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 25°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë mesatare paradite por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi permanent Juglindor.

Maqedonia e Veriut

Moti i kthjellët do të mbizotërojë në të gjithë republikën e MV, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë zonave në Jug dhe Jugperëndim të territorit ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të jetë moti në pjesën tjetër të MV Ku në zonat kufitare me Shqipërinë do të gjenerojnë reshje të pakta shiu. E njëjta situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera minimale e regjistruar në qytetin e Gostivarit deri në 27°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet lehtë në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi Juglindor.

Europa

Aktivizimi i një qendre të fuqishme ciklonare prej disa ditësh në qendër të kontinentit, do të sjellë sërish kushte të paqëndrueshme atmosferike në Europën qendrore si edhe rajonin e Balltikut të cilat do të mbizotërohen nga vranësira dhe reshje të dendura shiu. Po ashtu me reshje të konsiderueshme shiu do të paraqitet Europa edhe veriu i Italisë. Ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta paraqiten gadishulli i Ballkanit, brigjet e Egjeut si edhe brigjet e detit të zi. Po ashtu me mot të kthjellët dhe temperatura të ngrohta do të jenë; gadishulli Skandinav si edhe Europa Lindore./abcnews.al