ShowBizzz

Nga shokë në “armiq”, i hoqi rripin e pantallonave… Meriton Mjekiqi pendohet, i kërkon falje publike ish-banores së “Big Brother VIP”

Moderatori Meriton Mjekiqi i ka kërkuar ndjesë publike ish-banores së “BBV” Rike Roçit pas përplasjes së tyre brenda shtëpisë

Meriton Mjekiqi dhe Rike Roçi, që ishin shokë përpara se të bëheshin pjesë e garës, shpërthyen në ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit.

Teksa Rike iu drejtua moderatorit duke i thënë “ti s’je burrë”, ky i fundit hoqi rripin e pantallonave para saj për t’i treguar “burrërinë”, duke bërë që banorja të shpërthejë në lot.

Megjithëse para daljes së Rikes nga shtëpia Meritoni i ka kërkuar falje ish-mikes së tij për gjithçka ka ndodhur mes tyre.

“Me Romeon kemi folur me njëri-tjetrin, i kam kërkuar falje. Rikes i kam kërkuar falje dhe të gjithëve që kam pasur probleme iu kam kërkuar falje. Rikes i kërkoj sërish falje për situatën që ka ndodhur mes nesh”- tha Meritoni.