Në Top Albania Radio është zhvilluar ‘Big Brother Live nga Shtëpia’, një emision radiofonik nga shtëpia më e famshme në vend.
Në këtë puntatë, Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro ishin dy moderatoret prezente në shtëpim të cilat intervistuan një e nga një banorët finalistë.
E pyetur nga Elona Duro për marrëdhënien e saj me Romeo Veshaj dhe si lindi simpatia për të, Heidi Baci u përgjigj:
“Me të thënë të drejtën, ta them trroç fare, unë për herë të parë e kam parë tek studio, që unë pastaj e kuptova që më thanë që ishte i Romeos. Sepse unë kur erdha këtu për letrat, firmat për Big Brother ishte kjo studio që kishte fotografinë e Romeos, sepse ishin dy njësoj. Ishte Romeo dhe i vëllai. Dhe thashë wow interesante, por ngaqë isha me shumë mendime për tek intervista që çfarë do të them, thashë okay”
lokimagazine