LifeStyle

Çfarë është “Rregulli 12”? Mund t’ju ndihmojë në situatat kur gjithçka shkon keq

Mbani mend këtë rregull në momente të vështira të jetës

Rregulli i thjeshtë i 12-të, i shpikur nga dr. Daniel Amen, sugjeron që gjërat e këqija ndodhin në mënyrë të pashmangshme, por që ne i lejojmë vetes zemërimin dhe zhgënjimin vetëm pasi gjëja e 13-të të shkojë keq.

Dr. Amen, thotë se ai e praktikon “rregullin 12” sa herë që i duhet të përballet me momente të vështira – ai qëndron i qetë kur 12 gjëra “pëlcasin” gjatë ngjarjeve të tilla si shkuarja me pushime ose shpërngulja dhe zemërimin e shpreh vetëm pas së 13-tës që shkon mbrapsht.

Ai u sugjeron pacientëve të tij që të adoptojnë këtë rregull apo truk psikologjik, në mënyrë që të mund të “përballen” me gjërat e vështira që ndodhin gjatë jetës dhe të mbeten “psikologjikisht të shëndetshëm” dhe “të fortë mendërisht”.

“Dua të flas për rregullin e 12-të, që është diçka që ua mësoj të gjithë pacientëve të mi – është respektimi i faktit që ndodhin gjëra të këqija, por ndihmon të jesh mirë me të”, thotë dr. Amen.

Ai tha se i lindi ideja gjatë një udhëtimi dy-javor në Evropë që mori me familjen për të festuar ditëlindjen e gruas së tij”, shpjegoi Dr. Amen. “Dhe vërtet gjashtë gjëra shkuan keq dhe unë nuk u mërzita fare.’

Dr. Amen tha se ai mban një listë të problemeve të shfaqura në telefonin e tij për t’i ndjekur ato. “Sa më shumë të respektosh faktin që ndodhin gjëra të vështira dhe se mund të përballesh me to, aq më i shëndetshëm je mendërisht”, tha ai.

Shumë nga mbi dy milionë ndjekësit online të Dr. Amen vlerësuan këshillën dhe thanë se do të fillonin të provonin vetë Rregullën 12.