Gjatë një interviste me “Top Albania Radio” nga shtëpia e “Big Brother VIP” ditën e djeshme Julian Deda foli mes të tjerash edhe për fituesin e edicionit të kaluar Luiz Ejlli.
Sipas aktorit Luizi i ka propozuar Kiarës me tekstin e tij “Moj Juliet… unë do të djeg Shkodrën…”.
“Luizi i ka propozuar Kiarës me një tekst timin. ‘Moj Juliet… unë do ta djeg Shkodrën…’, është e imja ajo, kështu që…”– tha Juli.
Pas kësaj deklarate ka reaguar Luizi, duke ironizuar Julin mbi autorësinë e tekstit.
“Teksti është i Sander Ruçit po nejse”– ka shkruar ai.