ShowBizzz

Thuhet se Harry Styles dhe Taylor Russell janë ndarë

Harry Styles është ndarë nga e dashura e tij, aktorja Taylor Russell, pas më shumë se një viti lidhje.

Këngëtari, 30-vjeçar dhe ylli i “Lost in Space” u ndanë pas një udhëtimi në Japoni.

Ata u panë së bashku duke hipur në metro në Tokio.

Por dy javë më parë, kanadezja, me një korse nudo dhe fund mëndafshi, u fotografua pa të në Met Gala në New York.

Një burim tha: “ Harry dhe Taylor i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Ata kaluan një problem të vështirë pas udhëtimit të tyre në Japoni dhe po marrin pak kohë larg njëri-tjetrit”.

Lexo po ashtuTë gjitha lajmet nga Harry Styles

“Ai ka qenë në Amerikë dhe ajo ka qenë në Londër”, theksoi më tej burimi.

The Sun zbuloi se ish- ylli i “One Direction” ka nisur një romancë me Taylor në mars të vitit të kaluar.

Lidhja e tyre u zyrtarizua kur Taylor u pa në pjesën VIP në një nga koncertet e Harryt në Austri.

Harry, ishte në lidhje me Taylor, 29 vjeçe, vitin e kaluar pasi u panë së bashku në mars.

Artisti ka qenë më parë në lidhje me Taylor Swift, Kendall Jenner dhe regjisoren amerikane, Olivia Wilde.