ShowBizzz

Beniada Nishani zbulon të pathënat: Babai nuk donte të bëhesha modele, ikja fshehurazi..

Beniada Nishani ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme “Në Kurthin e Piter Pan”, ku rrëfeu shumë të pathëna mbi jetën personale e atë profesionale. Duke u ndalur te kjo e fundit, Beniada tha se babai i saj nuk ishte aspak dakord që ajo të bëhej modele, ndaj në audicione shkonte fshehurazi, derisa babai i saj ndryshoi mendim.

Mabel: Kush të tha të bëheshe modele, mami apo babi?

Beniada: As mami, as babi. Babi donte të bëhesha doktoreshë. Mami më linte të lirë. Unë u bëra modele sepse e ndiqja shumë modelingun. Herën e parë shkova në Milano 16 vjeç edhe kasti i parë shkoi mirë, pasi nisa modelingun babi nisi të më mbështesë.