Pas takimit emocionues që Çiljeta pati me të ëmën, (e cila është prekur nga kanceri dhe biseda e tyre e mbushur me plot ndjesi preku të gjithë fermerët e “Ferma VIP”), Fjoralba, e përlotur, ndau dy fjalë për nënën e saj të ndjerë.
Ajo tregoi se e ëma krenohej te të gjithë me imazhin që e Fjoralba ka ngritur në publik.
“Po e them për herë të parë sonte, por një nga gjërat për të cilat nëna ime krenohej tek të afërmit e saj dhe kolegët e saj ka qenë pikërisht imazhi që unë kam ngritur në publik. Edhe pse shumë herë më mungon dëshira për tu zgjuar dhe jo për të ardhur dhe për të drejtuar emisionin, e kam gjithmonë në mendje dhe përpiqem me aq sa mundem që të çoj deri përpara këtë dëshirë të saj”, u shpreh moderatorja.
lokimagazine