
Franca dhe Belgjika kanë shprehur mbështetjen e tyre për Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) pasi prokurori i saj Karim Khan kërkoi urdhër-arreste me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për ministrin e Mbrojtjes të Shtetit Hebre, Yoav Gallant dhe për tre udhëheqës të Hamasit, Yehya Sinwar, Mohammed Deif dhe Ismail Haniyeh.
Parisi mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pavarësinë e saj dhe luftën kundër mosndëshkimit në të gjitha situatat”, tha Ministria e Jashtme franceze.
Në të njëjtën kohë edhe ministri i Jashtëm belg Hadja Lahbib shkroi në platformën X se “krimet e kryera në Gaza duhet të ndiqen penalisht në nivelet më të larta, pavarësisht se kush është përgjegjës”.
/tiranapost