Këngëtarja Çiljeta Xhilaga gjatë qëndrimit të saj në “Ferma VIP”, ka rrëfyer se nëna e saj tri ditë para se ajo të bëhej pjesë e këtij formati, i ishte nënshtruar seancës së parë së kimioterapisë.
Këtë të hënë, mami i saj ka hyrë në “Ferma VIP” dhe emocionet kanë qenë të mëdha. Teksa i takoi dhe i falënderoi të gjithë fermerët dha një mesazh të fortë për të gjithë shqiptarët duke e lidhur me Nënë Terezën, çka bëri që të gjithë fermerët të preken dhe të lotojnë.
“Çiljetën e kanë cilësuar këtu si nënë Tereza, por nuk është keq të ecësh në frymën e Nënë Terezës dhe të japësh mirësi dhe dashuri. Të jetë këtu një pjesë e Kalkutës, ku shumë nga lojtarët po japin një mirësi dhe dashuri. Të jetë ky një mesazh për të gjithë njerëzit që të japin dashuri”, tha zonja Majlinda.
Fjoralba u përlot nga ky takim emocionues dhe kujtoi nënën e saj të ndjerë, duke treguar për herë të parë se ëma krenohej te të gjithë me imazhin që e Fjoralba ka ngritur në publik.
“Po e them për herë të parë sonte, unë…. (shpërthen në lot). Një nga gjërat që mamaja ime krenohej te të afërmit e saj dhe kolegët e saj, ka qenë pikërisht imazhi që unë kam ngritur në publik. Edhe pse shumë herë më mungon dëshira për tu zgjuar dhe jo për të ardhur dhe për të drejtuar emisionin, e kam gjithmonë në mendje dhe përpiqem me aq sa mundem që të çoj deri përpara këtë dëshirë të saj”, tregoi Fjoralba mes lotësh.
bal