ShowBizzz

Romeo Veshaj tregon marrëdhënien e afërt që ka me Bora Zemanin

Aktori Romeo Veshaj ka një marrëdhënie shumë të mirë me kunatën e tij Bora Zemani.

Konkurrenti teksa po i tregonte të dashurës së tij Heidi Baçi se sa mirë do të shkojë me Borën sepse ajo është një vajzë shumë e mirë, ai tha se e kosideron moderatoren si motër.

Ndonëse nuk janë vëlla e motër nga gjaku, Romeo tregoi se Bora është motra që prindërit e tij nuk i sollën kurrë në jetë, ndonëse aktori i është lutur gjithmonë.

“Kam përshtypjen se do të shkosh shumë mirë me Borën, se është shumë ‘funny’, është super gocë. Unë e kam motër. Gjithë kohës i jam lutur mamit dhe babit për një motër, Donaldi më solli Borën dhe dolëm në një shtëpi pastaj. Unë më shumë hapem me Borën se me Donadin”– tha Romeo.