ShowBizzz

Si e priti familja romancën e saj me Meritonin? Flet Ilnisa

Mëngjesin e sotëm, Ilnisa Agolli ishte e ftuar në ‘Wake Up’ ku foli ndër të tjera për Meritonin.

Nuk do të lëshohesha kurrë në krahët e dikujt nëse do ta analizoja thellë. Ti nuk mendon për të tjerët, nuk mendon se çfarë do të thonë të tjerët. Edhe kur ndodhi nuk e mendova. Aty fshihet çdo gjë, ti nuk mendon më për të tjerët, – përshkroi ajo ndjenjën e dashurisë për Meritonin.

Ajo tha se në fillim kishte disa pikëpyetje në lidhje me familjen e saj, por ata janë dakord me këtë raport dhe e shohin të përgjegjshëm.

Familja ime e përqafon shumë këtë raport dhe e shohin shumë të përgjegjshëm, siç dhe ai është. Jam shumë e lumtur. Kisha disa pikëpyetje për familjen, por tani…”

Gjithashtu, ajo tha se edhe me familjarët e Meritonit ka marrëdhënie shumë të mirë dhe komunikim me të motrën, Agnesën dhe të vëllain, Rinorin. ‘Dje i dërgova mesazh në fakt’, – tha ajo.

Për sa i përket dy finalistëve të fundit, ajo veçoi Meritonin dhe Romeon.

Ky ka qenë viti i parë që ka qenë shembull ekzemplar i një shqiptari nga Kosova. Dhe mendoj se çmimi duhet të shkojë atje.”



lokimagazine