Bota

Avioni Boeing i nisur nga Londra goditet nga turbulencat, humb jetën një pasagjer dhe plagosen 30 të tjerë

Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur gjatë një fluturim të Singapore Airlines që u godit nga turbulenca të forta.

Boeing 777-300ER ishte nisur nga Londra me destinacion Singaporin, por për shkak të turbulencave u detyrua të bënte ulje të detyruar në Bangkok.

Në bordin e avionit ishin gjithsej 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit, tha linja ajrore në një deklaratë.

“Singapore Airlines i ofron ngushëllimet më të thella familjes së të ndjerit”, thuhet në njoftim.

Ende është e paqartë se çfarë ka ndodhur saktësisht në bordin e fluturimit dhe si humbi jetën pasagjeri.

TS Poll - Loading poll ...



/tiranapost