ShowBizzz

“Më mori paratë”, Albano Bogdo rrëfen historinë se si u mashtrua

Albano teksa po bisedonte me fermerët, tregoi një histori sesi e mashtroi një person dhe i mori paratë. Ai ka rrëfyer se po kalonte një periudhë të vështirë ekonomike, gjatë një kohe kur një burrë e kishte ndaluar në rrugë dhe i kishte e kërkuar para duke i thënë se i nevojiteshin për të blerë disa ilaçe.

Pas disa ditësh që e kishte ndihmuar ai kishte kuptuar që ishte një mashtrim, pasi po i njëjti person po i kërkonte ndihmë njerëzve duke përdor të njëjten skemë si me të.

“Kisha rreth 6000-7000 mijë lekë në xhep, lekët e fundit të jetës. Doja edhe10 ditë të merrja rrogën. Më del një burrë me recet, të firmosur nga një mjek dhe më kërkoi disa lekë. Ai tha se ishte pensionist dhe i duheshin lekë të blinte ilaçet për gruan e tij, e cila ishte shumë sëmurë. E besova. Më tregoi pensionin dhe tha që kam vetëm 7200 lekë dhe më duhen 2800 për të bërë 10000 lekë të blej ilaçet. Thashë me vete jepi lekët se nuk do të vdesësh dhe e ndihmova. Sërish pash të njëjtin burrë, duke i kërkuar lekë njerëzve, po me të njëjtën mënyrë si më kërkoi mua. Më mashtroi. Shkova bashkë me shokun tim dhe i mora lekët, kishte rreth 30000-40000 lekë me vete”, tregoi Albano.