Shëndetësi

Cfare me tha burri para se te hyja dhe kur dola nga Ferma Vip? Marjana Kondi tregon per here te pare mardhenien me bashkeshortin

Mariana Kondi një nga personazhet më të spikatur të “Ferma VIP”, ka qenë sot e ftuar në emisionin ” Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, ku ka folur rreth eksperiencës së saj brenda në fermë, por jo vetëm.

Aktorja ka ndarë me publikun edhe detaje pas daljes, se si e ka pritur bashkëshorti dhe çfarë i ka thënë.

Marjana Kondi: Kanë qenë ditë shumë të bukura, kam parë reagimet e njerëzve, kam lexuar komente të mira. E kam shijuar plotësisht, ka qenë një eksperiencë shumë e bukur që m’u dha.

Brikena Prifti: E prisje këtë impakt te publiku?

Marjana Kondi: E shikoja që njerëzit më donin dhe vlerësonin që para se të futesha te Ferma VIP. Por që të më donin kaq shumë, dhe kjo më lumturon pa masë, këtë nuk e dija.

Brikena Prifti: Cilat kanë qenë dilemat?

Marjana Kondi: Mos nxehesha, por ata të gjithë kanë qenë të shkëlqyer. Unë provokova pak kur hyra, sepse duhen debate në fillim, debatet e bukura.

E para ka qenë Gloria, m’u hodh Gloria, por ato janë të reja dhe nuk arrinin ta kuptonin. Të hash bukën të gjithë së bashku në një tavolinë është familje. Ne sot e kemi shumë problem familjen. Aty doja që gocat e reja të mësonin të gatuanin, pastaj të laheshim, të rregullonim rrobat bukur dhe ta hanim drekën bashkë.

Brikena Prifti: A u sheshuan gjërat mes teje dhe Valerit?

Marjana Kondi: Nuk mund ta hajë dot lojën me mua Valeri. Valeri nuk bën lojë, është ashtu siç është. Njeriu shfaq natyrën e vet atje. Valeri është trazavaç, hedh kunja, do të duket. Valeri ka një familje të mrekullueshme. Gjërat janë sheshuar tani.

Brikena Prifti: Çfarë do të kishe bërë ndryshe?

Marjana Kondi: Asgjë. Unë isha Marjana që çohesha herët, shijoja zgjimin në mëngjes, më bënte Valeri kafen, me Florin. Ishim një treshe shumë e bukur. Iknim te stallat, unë nuk dija të punoja shumë aty. Kemi qenë shumë mirë, pastaj filloi Valeri me disa gjëra… aty është ambienti shumë i bukur.

Brikena Prifti: Si e përjetove daljen?

Marjana Kondi: Burri më tha “mos hyrë sepse do depersonalizohesh”. Unë kurrë nuk kam për ta harruar këtë fjalë. Kur dola, e pashë që qeshi, dhe tha “të kam parë nga fillimi në fund.” Tha “ishte një format i mirë, një format i ngritur, me një produksion të mirë”. Që në ’81 jemi bashkë. Është sikur jam njohur dje. Dashuria është shumë e bukur. Duhet të jesh pranë, është një hap goxha i guximshëm për mua.