ShowBizzz

Polemika mes dy moderatorëve të RTSH-së Matilda Mcini dhe Ermal Qori: Falë ‘profesionalizmit’ e çove në ZERO!

Moderatorët e mëngjesit në RTSH, Valbona Mhilli dhe Ermal Qorri, kanë qenë në qendër të vëmendjes mediatike, pasi teksa lexonin ngjarjet me rëndësi historike, të 20 majit, patën vështirësi për të lexuar fjalët “Holokaust” dhe “Auschwitz” dhe treguan se nuk kishin njohuri mbi to, njëri që përcakton gjenocidin dhe tjetri kampin famëkeq të përqendrimit.

Polemika mes dy moderatorëve të RTSH-së Matilda Mcini dhe Ermal

Së fundmi në media ka qarkulluar lajmi se dy moderatorët janë shkarkuar nga puna, por vetë Ermali është shprehur në rrjetin e tij social Insatgram, se një gjë e tillë nuk është e vërtetë pasi ai ka dhënë dorëheqjen.

“Kam vendosur të mos jem më as autor dhe as moderator i programit ‘Mirëmëngjesi Shqipëri’, programit të cilit i kam dhënë energjinë dhe fytyrën time, duke e marë nga 0 e duke e ngritur on TOP”, shkruan ndër të tjera Ermal Qori në postimin e tij, i cili po ashtu ka ngjallur shumë polemika.

Ndër të tjerë ka reaguar ashpër gazetarja Matilda Mcini, e cila ka qenë moderator më herët e emisionit të mëngjesit në RTSH së bashku me Florian Agalliu. “Sqarim: e gjete emisionin e mëngjesit dhe falë ‘profesionalizmit’ e çove në ZERO. Hajt suksese në jetë”, ka shkruar Matilda Mcini.

Polemika mes dy moderatorëve të RTSH-së Matilda Mcini dhe Ermal

 



bal