ShowBizzz

Zyrtare! RAI zbulon moderatorin dhe drejtorin artistik të ‘Sanremos’ pas largimit të Amadeus

Televizioni kombëtar italian, RAI ka konfirmuar se Carlo Conti do të jetë prezantues dhe drejtor artistik i ‘Sanremos’ për edicionet e ardhshme të 2025 dhe 2026.

Conti nuk është një fytyrë e re në Sanremo pasi ai e ka organizuar festivalin tri herë në vitet 2015, 2016, 2016. Ndërkohë që përgatitjet për ‘Sanremo 2025’ kanë nisur tashmë në Itali.

Për rikthimin e tij pas 10 vitesh ai është shprehur se është mjaft i emocionuar.

“Pranova falë dashurisë së madhe të kompanisë sonë, që nga CEO tek drejtori i përgjithshëm te drejtori i argëtimit, tek kameramanët, teknikët, ndjeva këtë mbështetje për mua që më bëri të them: do të kthehem.

Për dy vitet e ardhshme unë do të jem drejtor artistik, për më tepër është edhe një mënyrë e bukur për të festuar 40 vitet e para të Rait, kontrata e parë daton në qershor të 1985-ës”, thotë Carlo Conti.

Kujtojmë se në muajin prill Amadeus deklaroi se nuk do ta rinovonte më kontratën me RAI-n e cila skadonte më 31 gusht të 2024.