ShowBizzz

Camila Cabello tregon kur e humbi virgjërinë: ‘Ishte dashuri…’

Gjatë një interviste në podkastin ‘Armchair Expert’, këngëtarja tregoi  se si u ndie kur u dashurua për herë të parë.

Ajo përshkoi me detaje se si u afruan me njëri tjetrin dhe shprehu se e kishte bërë ajo hapin e parë, duke i thënë se ishte një fansja e tij.

Unë iu afrova dhe i thashë dhe se isha një fanse e madhe e tij. Kështu, shkuam për darkë atë natë. Ishte lidhja ime e parë. Ndoshta ishte tepër vonë për të qenë lidhje e parë… Isha 20 vjeçe.

Gjithashtu, tregoi se nuk kishte bërë seks para kësaj romance dhe se në moshën 20-vjeçare e ndjeu për herë të parë dashurinë.

Atëherë bëra edhe dashuri. Ishte shume e bukur.

Ajo gëzon kujtime të mira për ish-të dashurin e saj të parë, Matthew Hussey-in, i cili tani është martuar me fotografen Audrey Le Strat.