Jennifer Lopez u zu papritur ngushtë teksa u pyet rreth spekulimet e vazhdueshme se martesa e saj me Ben Affleck ka përfunduar. Krijueses së hitit ‘On The Floor’, 54 vjeçe, ju drejtua pyetja e nxehtë gjatë një konference për shtyp për filmin e saj të ri të Netflix ‘Atlas në Mexico City’ të mërkurën. Në një video tashmë virale, një gazetar i kërkoi Lopez të konfirmonte nëse ‘thashethemet rreth divorcit me Ben Affleck’ ishin të vërteta.
Dukshëm që pyetja ishte krejt e papritur për Jennifer Lopez pasi ajo u tensionua ndërsa u përpoq të qeshte, ndërsa kolegu i saj Simu Liu u hodh shpejt në mbrojtje të saj. Lopez, e cila ende mbante unazën e saj të martesës, më pas e qortoi me shaka gazetarin. “Ti e di të bësh më shumë se kaq,” tha ajo. Lopez nuk u përpoq të mohonte thashethemet se martesa e saj e katërt është në krizë.
Publiku duartrokiti J.Lo për mënyrën se si e përballoi situatën, ndërsa një nga panelistët paralajmëroi gazetarët e tjerë që të largoheshin nga ajo linjë e pyetjeve.
bal