Sara dhe Bardhi konfirmuan lajmin se do të bëhen prindër për herë të parë teksa ishin të ftuar në programin “Cherry on Top” me Bora Zemanin.
Ish-banorja e BBV3 ka zgjedhur që të jetë sa më pranë ndjekësve në rrjetet sociale, duke ndarë me ta momente të bukura gjatë pritjes së ëmbël.
Ditën e djeshme Sara ka publikuar një video tepër të vecantë, përmes të cilës ka treguar ekon e bebushit si dhe fytyrën e lumtur të Bardhit.
Bashkangjitur postimit, bukuroshja ka bërë një dedikim të ëmbël dhe mjaft prekës për bebushin që pritet të vijë në jetë.
“Po si ta falënderojë Zotin mami që erdhe ti o dritë? Si munde të vish të më japësh frymë kur bota po ma merrte? Si munde që në vend që e liga e mllefi të rritej brenda meje nga gjithçka po ndodhte, Zoti të solli ty dhe më tha Stop; rrit të mirën brenda teje! Si ta falënderojë mami Zotin që për kaq ditë ja plotësoi lutjet? Unë e di o frymë që ti je shenja më e madhe që më ka ardhur ndonjëherë nga qielli se asnjë e keqe nuk e thyen njeriun e mirë. Je shenja më e madhe e dritës, e shpresës, e forcës, e pathyeshmërisë sime! Je arsyeja pse mami çdo mëngjes i qesh babit se akoma nuk e besojmë sesi je mes nesh … Mami të është borxhlie gjithë jetën për forcën që i dhe! Asgjë që do të të jap në këmbim s’do e shlyejë kurrë”
View this post on Instagram
lokimagazine