Këngëtarja nga Kosova Arta Barami ka bërë një rrëfim të sinqertë teksa ka treguar për herë të parë se të dy fëmjët e saj janë disgnostikuar me spektër të autizmit. E ftuar në programin ‘Oxygen’ artistja ka folur për jetën private si dhe vështirësitë me të cilat i duhet të përplaset çdo ditë për shkak të diagnozës së fëmijëve.
“Morris dhe Elektra janë diagnostikuar me spektër të autizmit. Zoti më ka sjellë ata dy ëngjëj, që kuptojnë çdo gjë dhe falin dashuri pa kushte, vetëm se kanë vështirësi në të folur”; tregoi Arta gjatë intervistës.
Arta Bajrami është nënë e tre fëmijëvev, Viktoria, Morris dhe Elektra.
Edhe pse së fundmi ka marrë një pauzë nga muzika, Arta Bajrami njihet si një ndër artistet më të veçanta që në fillimet e saj të karrierës.
bal