Prokurorët e Milanos kanë mbyllur hetimet duke çuar për gjykim 55-vjeçarin, i cili akuzohet për falsifikim testamenti dhe shantazh ndaj fëmijëve të Kavalierit.
Di Nunzio pretendonte se ishte trashëgimtar i 2% të Fininvest. Ai publikoi një testament për të cilin pretendonte se ishte hartuar para një noteri në Kartagjenë, ku Berlusconi do t’i kishte dhënë 26 milionë euro, një jaht, vila në Antigua dhe 2% të Fininvest.
Nga hetimi rezultoi se 55-vjeçari do të kishte formuar tre testamente të ndryshme false holografike, të firmosura më 21 shtator 2021.
Tetorin e kaluar, Di Nunzio dyshohet se do të shpërndante dokumentacion misterioz për Berlusconin dhe do të ngrinte një padi për të marrë trashëgiminë, nëse trashëgimtarët nuk i siguronin atij një shumë “shlyerjeje”. Prej këtu rrjedh edhe akuza për tentativë zhvatjeje.
/tiranapost