Horoskopi

Hëna e plotë në Shigjetar: Çka do të ndodhë me shenjën tënde

Hëna e plotë në Shigjetar ndriçon qiellin e mbrëmjes së sotme (23 maj 2024) dhe të tregon se duhet t’i pranosh gjërat që nuk i ndryshon dot. Duke i pranuar ato, lejon emocionet e tua që të kalojnë natyrshëm dhe ti do të kesh mundësi të përjetosh eksperiencat e tua. Edhe ndjesitë si dhimbja, palumturia dhe humbja janë mëse normale, ndaj përjetoji, por me i lejo të përcaktojnë jetën tënde.

Ngjarje të tilla si Hëna e plotë mund të jenë sfiduese, pasi ne priremi që të transformojmë sjelljet e pashëndetshme dhe kjo, sigurisht, nuk është e thjeshtë. Bëj një rezyme të gjërave që kanë ndodhur, hidhi sytë nga egoja jote, nga vendet e sigurta dhe nga marrëdhëniet përmbushëse që ke krijuar. Jeta është një maratonë.

Tani, le të shohim se ç’do të kuptojmë me secilën shenjë.

Dashi

Ndjesitë e tua do të të çojnë në veprime. A i ke thënë dikujt rishtazi: “Është ok, jam mirë”, kur realisht nuk je ndjerë mirë? Gjatë kësaj periudhe do të mund të flasësh për ndjesitë e tua dhe për gjërat që të bëjnë të mos ndihesh rehat, por duhet t’i nxjerrësh nga zemra.

Demi

Intimiteti mund të të dërgojë në qasje të reja, të panjohura më parë. Mbaji sytë hapur dhe respekto pavarësinë dhe dëshirat e tua. Është një moment i mirë për të reflektuar dhe për t’u fuqizuar sërish. Nëse më parë e ke sabotuar veten, tani do të kesh më shumë mundësi të jesh vetvetja dhe të flasësh hapur për gjërat që të shqetësojnë.

Binjakët

Në aspektin emocional mund të jesh duke idealizuar dikë, i cili mund të mos jetë opsioni më i mirë në jetën tënde. Kujtohu që ti e zgjedh vetë se kë do të përfshish në jetën tënde dhe në rrethin e ngushtë, ndaj nëse personi që po e ngre në piedestal duket perfekt, na lejo të të themi që s’ka gjasa të jetë i tillë. Perfeksioni nuk ekziston, ndaj ulu me këmbë në tokë.

Gaforrja

Gjatë Hënës së plotë do të takohesh me një ekspert për një mendim të dytë ose të tretë, i cili do të përshtatet më së miri me interesat e tua. Ti gjithashtu mund të befasohesh nga titulli dhe prestigji i një personi, por merr informacionet e duhura. Askujt nuk i bën dëm ta rishohë 2 herë një të dhënë. Jeta dhe puna jote mund të varen nga kjo.

Luani

Dashuria nuk është në kushtet më të mira dhe personi që ke qejf mund të mos jetë i duhuri për ty. Është shumë e rëndësishme të mos e ngatërrosh joshjen me dashurinë. Dikush mund të jetë i parezistueshëm, por kjo nuk do të thotë që ti e do me gjithë zemër. Kjo periudhë ta pastron trurin nga konfuzioni dhe të bën të besosh se dashuria e vërtetë i reziston joshjes dhe jeton më gjatë se ajo.

Virgjëresha

Ky sezon të gjen edhe ty me kokën në ajër, e dashur Virgjëreshë. Ti priresh të shohësh gjithçka, por s’thonë kot që dashuria të verbon. Mund ta gjesh veten në një kurth, në të cilin mund të jesh duke romantizuar një marrëdhënie që më shumë anon nga toksikja. Këshilla jonë? Shiko me kujdes, pasi djalli fshihet në detaje.

Peshorja

Tani për tani, je duke përjetuar një konflikt të brendshëm. Zakonet e vogla, shprehjet që s’të shërbejnë dhe ca sjellje që i ke përftuar nga kolegët, jo domosdoshmërisht duhet t’i bësh të tuat. Mund të themi se ndikimi i njerëzve të jashtëm të ka bërë ta humbasësh pak sensin e identitetit, por bëj kujdes. Asgjë nuk të përshtatet më mirë se karakteri yt.

Akrepi

Dielli të lejon të shkëlqesh dhe të ndriçosh dhe në shenjën tënde, lidhet me egon dhe qëllimet e tua. Praktikisht, me mënyrën se si ti e sheh veten. Por, ndryshe nga Dielli, ti nuk je qendra e universit, i dashur Akrep. Kjo Hënë e plotë të rikujton të gjesh balancat, të ulesh me këmbë në tokë dhe të jetosh sipas vlerave të tua.

Shigjetari

Imagjino që ta lësh egon të marrë përpara zhvillimin e një lidhjeje që duket e bukur dhe e shëndetshme. Nuk duket aq e këndshme, apo jo? Epo, s’po ta themi pa qëllim. Bëj kujdes me nivelin e egos që po tregon karshi personit tjetër dhe mos e lër atë të të pengojë nga përjetimi i eksperiencave fantastike, sidomos në sferën e dashurisë.

Bricjapi

Ndoshta ti po mundohesh të arratisesh nga dikush apo nga diçka. Gjithsesi, pavarësisht se cila është kjo “gjë” e pacaktuar, është momenti t’i vendosësh një emër dhe ta kategorizosh. Është ndjesi? Është përgjegjësi? Person? Shmangia nuk është mënyra më e mirë, ndaj vepro ndryshe.

Ujori

Ndryshimi nis kur fillon ta marrësh veten seriozisht. Ti je një flutur, në kuptimin që ke një sens të ri për veten dhe një imazh që do ta përmbushësh. Njëjtë si një gjarpër po arrin të zhveshësh lëkurën tënde të vjetër dhe po bën hapa konkretë për të realizuar ëndrrat e tua. Lëri njerëzit të të vlerësojnë dhe të të duan për atë që je.

Peshqit

Disa nga ju Peshq të lëvizur, duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të qetësohen! Të ndezësh shumë qirinj dhe të mbash çdo opsion të hapur mund të jetë pak e rrezikshme për ty, ndaj është e rëndësishme që të bësh një planifikim për prioritetet e tua. Na lër të të themi se po bën më shumë seç mund të mbajnë shpatullat e tua të brishta.