FermaVIPShowBizzz

Zemërthyer nga Baby G? Buçko reagon pas flirtit të këngëtares me Dijonisin: U dashurova shpejt

Flirti mes Baby G dhe Dijonisit duket se ka mërzitur Gledis Gegajn, i cili njihet ndryshe edhe si Buçko.

I ftuar në emisionin Vizioni i Pasdites, ky i fundit, ndonëse tha se nuk ishte xheloz pasi nuk kishin konsoliduar diçka brenda, shtoi se Dijonisi dhe Baby G kanë deklaruar më herët që janë shok.

Buçko më tej shtoi se ai është tip që dashurohet shpejt dhe e njëjta gjë i ndodhi edhe me këngëtaren, por theksoi se nuk ka hedhur një hap më shumë kur ishte në “Ferma VIP” që të mos shihej si strategji për lojë.

“Baby G është një vajzë e sinqertë dhe shumë e ëmbël. Unë kam shprehur një pëlqim për Baby G por nëse nuk ka një pëlqim reciprok nga ana e asaj nuk ka problem. I shoh që janë shumë simpatik të dy dhe nuk jam xheloz. Ata kanë thënë që janë shok, por nëse Baby G ka diçka më shumë le ta shprehë.

Ndoshta unë dashurohem shumë shpejt, kam pëlqime të shpeshta. Unë nuk e hodha një hap më shumë me Baby G që të mos shihej sikur e përdora për lojë dhe të qëndroja brenda”, tha Buçko./vizionplus.tv