Dijonisi dhe Roberti u përfshinë në një debat të ashpër.
Debati mes tyre nisi, pasi Dijonisi i tha Robertit se ai është i vetmi që mban syze natën.
Fermeri iu përgjigj se ai nuk është një dele, por i veçantë.
Kjo deklaratë e tij nuk u prit mirë nga Dijonisi, i cili iu përgjigj se sipas tij të tjerët janë dele.
Kjo “përplasje” mes tyre agravoi, ku fermerët kaluan në tone të ashpra.
Pjesë nga biseda:
Dijonisi: I vetmi njeri që rri me syze natën.
Roberti: Mesa duket s’jam pjesë e tufës.
Dijonisi: Po s’ka lidhje.
Roberti: Si s’ka lidhje.
Dijonisi: Pse ata që nuk mbajën syze janë dele po thua ti?
Roberti: Jo, por kur e vë re, tregon që ke një kompleks. Pse unë nuk e vë re diçka tënden? Do të thotë që s’kam komplekse.
Dijonisi: Po s’ka lidhje.
Roberti: Kur ti sheh diçka që është diçka e veçantë tek dikush tjetër…
Dijonisi: Nuk është aspak e veçantë.
Roberti: Por sapo e the që unë jam ndryshe.
Dijonisi: Je ti ndryshe?
Roberti: Dhe ti s’e pranon dot se nuk ta mban b****.
Dijonisi: Je ti ndryshe nga e mira.
Roberti: Po të flasim për të mirën… E di sa kam dëgjuar unë nga këto muhabete? Edhe nga njerëz që janë më të famshëm. Më thonin si ka mundësi që ti mban një fund.
Dijonisi: Po ti bëj çtë duash, nuk paske lyer edhe tullën, bëhu si “Avatari”. Ti po thua që ata që nuk vejnë syze natën janë dele?
Roberti: Jo mo vëlla, këtë po e thua ti.
Dijonisi: Tufën e deleve kush e tha?
Roberti: Thash unë që janë dele?
Dijonisi: Kush është tufa e deleve këtu?
Roberti: Unë s’jam tufa e deleve, flas për veten. /vizionplus.tv/
View this post on Instagram
View this post on Instagram