Shëndetësi

“Pini 1 lugë vaj ulliri esëll” – Ja sëmundjet që parandalon sipas mjekut…

Mjeku Luçjano Bardhi tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se konsumimi i një luge vaj ulliri cilësor esëll ka përfitime shumë të mëdha për organizmin.

Sipas tij, konsumimi i një luge të vogël vaj ulliri në mëngjes parandalon me 40 për qind infarktet e miokardit.

“Vaji i ullirit është një ndër ilaçet më të mira të botës që parandalon me 40 për qind infarktet e miokardit, se kemi kulturë që ta përdorim vajin e ullirit si ilaç mjekësor, përmban polifenole. I pagatuar 1 lugë kafe në mëngjes. Vetë vaji i ullirit ka disa elementë që futet në muskulin e zemër dhe e oksigjenojnë duke shkaktuar reflekse tonifikuese, është tonik, kur hyn në zorrën e hollë i kënaq”, tha mjeku.