Një adoleshent i njohur si Influences i Zotit pasi aftësia e tij në përhapjen e mësimeve të kishës katolike në internet bëri që të quhej kështu, do të bëhet shenjtori i parë millennials.
Carlo Acutis vdiq nga leuçemia në vitin 2006 në moshën 15-vjeçare dhe që nga vdekja e tij ka ndërtuar një ndjekje globale të besimtarëve të cilët e shohin atë si një model për të rinjtë modernë.
Atij i vlerësohen dy mrekulli që kanë marrë bekimin e Papa Françeskut për t’u bërë shenjtor.
Mrekullitë zakonisht vlerësohen gjatë një periudhe prej disa muajsh.
Trupi i Karlos u zhvendos nga Londra në Asizin e Italisë dhe ai aktualisht prehet në ekspozitë krahas relikeve të tjera të lidhura me të.
Po cilat janë mrekullitë e tij?
E para është shërimi i studentit të universitetit në Firence, i cili kishte gjakderdhje në tru pas traumës së kokës. Dhe e dyta është shërimi i një fëmije brazilian që vuante nga një sëmundje e lindur që prekte pankreasin.
Nuk dihet ende se kur do të shpallet zyrtarisht shenjtor, pasi procesi ka nisur dhe është miratuar. Ai është Lumturuar që në vitin 2020.
Personi i fundit që u shpall shenjtor ishte Maria Antonia de Paz y Figueroa, e njohur gjithashtu si Mama Antula, një motër fetare e shekullit të 18-të që u bë shenjtorja e parë femër e Argjentinës.
/tiranapost