Ditea dhe Dijonisi diskutuan situatën e krijuar mes tyre, pasi fermeri i tha që është i dashuruar me të.
Ditea i kërkoi që të mos e vinte në të tilla pozita, teksa Dijonisi theksoi se thjesht po bënte shaka. Ai shtoi se e shikon atë si motër.
Pjesë nga biseda:
Ditea: E di që po talleshe dje me ato gjërat që po thoje, por të lutem mos më vër në siklet, sepse ti e di që të kam shumë xhan
Dijonisi: Pse? Nga e di ti që po tallesha unë?
Ditea: Po e di që je tallur
Dijonisi: Fle gjumë rehat, unë të kam si motër, bëj shaka